Po flitet shumë për një kalim te Pep Guardiolës te Juventusi në verë dhe ne si tifozë të futbollit, fillojmë dhe mendojmë si do të ishte formacioni i teknikut spanjoll te “Zonja e Vjetër”. Pep njihet si një nga trajnerët që shpenzon më shumë dhe arkat e Juventusit, janë të kënaqshme.
“The Sun” ka menduar të ndërtojë një formacion të mundshëm të Guardiolës te kampionët e Serie A. Szcezny, i cili rinovoi sot deri në 2024, në portë. Alex Sandro, De Ligt, Bonucci dhe Meunier në mbrojtje, me anësorin e djathtë shumë pranë largimit nga PSG.
Në mesfushë, sërish dy juventinë, Pjanic dhe Bentacur, por sulmi është gjëja më e bukur e këtij formacioni. Leroy Sane në të majtë, i cili me shumë gjasa do të largohet nga City, Messi në të djathtë, me “pleshtin” që ka probleme në Katalonjë, dhe me Dybalan pas Ronaldos. Nëse kjo gjë do të ndodhte, atëherë Pep do të kishte një skuadër thuajse të pathyeshme./abcnews.al



