Analisti i futbollit Khalid Al Shenaif ka thënë se Al Hilal do të nënshkruajë me Lionel Messin, Angel Di Maria dhe Sergi Busquets në verë.
Dyshes argjentinase i skadon kontrata në fund të sezonit. Dhe Busquets patjetër do të largohet nga Barcelona në verë.
Al-Shenaif deklaroi në një program të fundit të SBC:
“Messi do të arrijë në Al Hilal i shoqëruar nga Di Maria dhe Busquets”.
Felix Diaz, kryeredaktor i gazetës spanjolle Marca, konfirmoi:
Al Hilal është afër nënshkrimit të Messit, Di Marias, Busquets dhe Alba.
Ju siguroj, Messi nuk do të shkojë në Barcelonë dhe ardhja e tij në Al Hilal me Di Marian është çështje kohe.
Babai i Messit thotë se do të jetë e vështirë për djalin e tij të kthehet në Barcelonë. Parisi do të njoftojë së shpejti largimin e tij dhe ai do të niset për në Al Hilal. /G.D abcnews.al/