Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Messi dhe CR7 janë më të mëdhenjtë, ndaloni së krahasuari. Disa njerëz mendojnë se fitimi i Euros është më i vështirë se Botërori”

schedule17:21 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 17:21 - 19 Dhjetor, 2022

Patrice Evra ka folur për rivalitetin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Ish-mbrojtësi i Manchester United ndau mendimin e tij për përballjen mes këtyre lojtarëve pak para finales së Kupës së Botës 2022 , në të cilën luajtën kombëtaret e Argjentinës dhe Francës.

“Unë nuk mendoj se Messi duhet të fitojë Kupën e Botës për të qenë më i madhi. Ky debat do të vazhdojë gjithmonë. Disa njerëz mendojnë se fitimi i Euros është më i vështirë se fitimi i Kupës së Botës. Duhet të ndalojmë krahasimin.



Unë preferoj Ronaldon për etikën e tij të punës, preferoj Messin sepse më pëlqen talenti i tij. Në këtë shoqëri, gjithçka funksionon kështu: nëse ju pëlqen Ronaldo, atëherë ju e urreni automatikisht Messin, dhe nëse ju pëlqen Messi, atëherë e urren Ronaldon. Secili ka mendimin e tij”, tha Evra për Betfair. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!