Një libër 110-vjeçar recetash është gjetur në një shtëpi të vjetër, që kishte dhjetëra vite e pabanuar.
Në këtë libër përfshihet edhe një recetë e veçantë “se si të gatuash burrin”, që i ka habitur të gjithë.
“Kur zgjidhni burrin, mos shkoni në pazar, pasi burrat më të mirë vijnë vetë te dera. Lidheni në tenxhere me një litar të fortë që quhet “rehati”, pasi litari “detyrim” del i dobët. Nëse ankohet dhe lëviz shumë, mos u mërzisni, pasi disa burra kështu bëjnë derisa “ziejnë”. Shtoni pak sheqer në formën e “puthjeve”, por jo verë ose piper. Pak spec djegës i bën më të mirë, por përdoreni me pikatore”, shkruhet në recetë.
Firma Etwall Hansons Auctioneers zbuloi librin 110-vjeçar të titulluar “250 receta të provuara për përdorim të përditshëm” i cili ndan receta të shumta të amvisave nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar që nga fillimi i shekullit të 20-të.
Libri i recetave të koleksionistëve “Si të gatuaj një burrë” pritet të shitet shumë shpejt në ankand./abcnews.al