Mësoni se cilat janë efektet në shëndet nëse konsumoni të verdhën e vezës

schedule22:04 - 5 Korrik, 2022

schedule 22:04 - 5 Korrik, 2022

Duke konsumuar vezë, ju merrni proteinat e nevojshme për rikuperimin e muskujve dhe e verdha ka disa përfitime shtesë.

Nutricionisti Toby Amidor shpjegoi për revistën Eat This, Not That se të verdhat e vezëve përmbajnë luteinë, e cila është lidhur me ruajtjen e shëndetit të syve. Në veçanti, ka aftësinë të parandalojë degjenerimin makular, pra humbjen e shikimit që ndodh gjatë procesit të plakjes.

“E verdha e vezës përmban pothuajse gjysmën e proteinave në një vezë. Ato ndihmojnë në ndërtimin e masës muskulore dhe për këtë arsye nuk duhet t’i hidhni kurrë të verdhat”, tha ai.

Të verdhat e vezëve përmbajnë gjithashtu acide yndyrore omega-3, të cilat e mbajnë zemrën të shëndetshme dhe zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Disa acide yndyrore omega-3 madje mund të vrasin kancerin dhe të ndihmojnë në trajtimin e artritit.

“E verdha e vezës përmban gjithashtu vitaminë D, e cila thith kalciumin dhe në këtë mënyrë forcon kockat e brishta”, tha ai.

Ai shtoi se është e rëndësishme si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit të hanë të verdhat e vezëve për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të kockave, të cilat përfshijnë rakitin (tek fëmijët) dhe osteoporozën (tek të rriturit).

“Udhëzimet për dietën e amerikanëve 2020-2025 thonë se kjo popullatë nuk konsumon mjaftueshëm vitaminë D”, përfundoi Amidor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!