Mësoi programim që 12 vjeç, vajza gjeni që studion dhe punon në Gjermani e SHBA: Pas disa vitesh, e shoh veten CEO kompanie

schedule09:35 - 6 Maj, 2024

schedule 09:35 - 6 Maj, 2024

Ka nisur të mësojë programim që kur ishte 12 vjeç dhe ka fituar një sërë konkursesh dhe olimpiadash. Kjo është historia e Albina Peposhit, vajzës gjeni në programim, e cila aktualisht studion në Gjermani.

E ftuar në “ABC-ja e mëngjesit”, Albina tregoi se ka nisur të merret me programim që e vogël dhe ngadalë filloi që ta kthente këtë pasion për teknologjinë në profesion. Mes të tjerash, Albina tregoi se përtej shkollës, merret me zhvillimin dhe programimin e kriptomonedhave që prej tre vitesh në SHBA.

“Bëjmë projektet, me ndihmën e njëri-tjetrit. Ka idenë se informacioni nuk është që sa ta jep libri apo pedagogu por aq sa ka bota e internetit. Kur kam nisur punën e parë kam qenë akoma në gjimnaz. Bëhet fjalë për kompani programimi. Në Amerikë, merrem me pjesën e blockchain si e tërë, por dhe me kriptomonedhat.”, u shpreh Albina.

E pyetur se ku e sheh veten pas 10 vitesh, ajo tha: “CEO në një kompani…“/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!