Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të hënë ka zhvilluar një bashkëbisedim me pedagoge dhe pedagogë për të ndarë sëbashku problematikat e arsimit të lartë në këtë fillim viti të pazakontë akademik.
Basha në fjalën e tij është shprehur se teknologjia dhe kapacitetet e universiteteve e pamjaftueshme për të zhvilluar një proces dinjitoz online.
Kryedemokrati akuzoi qeverinë se nuk është përgatitur për këtë situatë, pavarësisht se pati kohë të mjaftueshme. Ai kërkoi informacion nga pedagogët dhe problematikat me të cilat përballen si dhe propozime për tejkalim të tyre.
“Sa të përgatitur jeni, sa e përgatitur është infrastruktura për mësimin online. Ne kemi kërkuar të bëheshin përgatitjet. Asgjë nga këto që po ndodh nuk është e papritur. Në mars pandemia na kapi pa përgatitur por tani kemi pasur kohë. Nga informacionet që mora, nuk janë marrë masat dhe njoftimi është bërë brenda një kohe të shkurtër. Infrastruktura, teknologjia për mësimin online inekzistente dhe ku është, është larg standardeve.
Teknologjia dhe kapacitetet e universiteteve të pamjaftueshme për të zhvilluar një proces dinjitoz online. Mirëpres propozimet tuaja për të përballuar këtë kalim të beftë tek mësimi online”, tha Basha.
Pedagogët e pranishëm thanë se vendimmarrja ishte e befasishme dhe nuk u parapri me përgatitjet minimale për mësimdhënien online.
Ndërkohë nga ana e tyre pedagogët janë shprehur se kjo ishte një vendimmarrje e befasishme dhe nuk u parapri me përgatitjet minimale për mësimdhënien online.
Ndër të tjera ato theksojnë se përvoja e semestrit të fundit, rezultate minimale.
Gjithashtu petagogët në fjalën e tyre kanë theksuar se qeveria nuk u ka dhënë asnjë ndihmë as financiare as logjistike për zhvillimin e mësimit online./abcnews.al