Në kuadër të situatës së krijuar nga Covid 19 një ndër vendimet e marra këtë të mërkurë nga Komiteni Teknik i Ekspertëve ishte vijimi i mësimit online në 7 bashkitë më të rrezikuara për përhapjen e koronavriusit.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në deklaratën e saj për mediat bëri me dija se mësimi online do të vazhdojë në shkollat e mesme në bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.
Mësimi online në këto bashki do të aplikohet nga e enjta e 11 shkurtit deri më 26 shkurt.
LEXO EDHE: Manastirliu: Mësim online për shkollat e mesme në këto bashki, zgjatet sezoni i provimeve
Çfarë parashikohet në skenarin e tretë të mësimit në shkolla:
Mësimi zhvillohet vetëm në distancë, online me platformë të dedikuar akademi.al, në rast se situata e COVID-19 përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, në nivel lokal ose në nivel shkolle. Në këtë skenar shkolla do të hartojë orarin e shkollës për mësimin në distancë, online me platformë të dedikuar akademi.al.
Për të lehtësuar punën e mësuesit, në komunikimin online, klasat me numër të madh nxënësish mund të ndahen me grupe ose mund të realizohet mësimi me të gjithë klasën nëse platforma online e krijon këtë mundësi.
Ora e mësimit do të jetë 25 minuta. Mësimi zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme. Për këtë skenar, udhëzimet për organizimin, udhëzimet metodologjike dhe udhëzimet për vlerësimin e nxënësit i gjeni në kapitujt përkatës në këtë udhëzues.e.su./abcnews.al