Mësim online? Fëmijët: S’kemi as telefona, as internet! Banori: Njerëzit janë fukarenj, s’kanë TV

schedule20:41 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 20:41 - 4 Dhjetor, 2020

Nga 1 dhjetori në Shqipëri mësimi kaloi me alternime, online dhe në klasë për shkak të pandemisë. Çështja e arsimit ishte në qendër të emisionit “Bardh a Zi” sonte në “ABC”.

Por cfarë mendojnë njerëzit në zonat rurale në Zall-Bastar, por edhe në Sarandë dhe Berat për mësimin online?  “Jemi në zona të thella nuk ka internet”. “Nuk kemi kushte, na mungojnë telefonat dhe kushtet” thanë disa nga fëmijët.

Ndërsa një i moshuar tha se “Janë fukarenj njerëzit”. “Nuk kanë televizor me parë në shtëpi” tha një prind. “Nuk kemi mundësi të mësojnë fëmijët online” tha një tjetër. Por ka edhe mendime ndryshe. “Le të bëhet, nuk ka asgjë të keqe” tha një tjetër qytetar./ db/Abcnews.al