Mesila Doda, është shprehur në emisionin “Refleksione” rreth rolit që luajnë aksidentet politike në fatin e një skuadre qeverisëse apo të një individi.
Doda mendon se ka aksidente politike që ndodhin në periudha të ndryshme të qeverisjes por e rëndësishme është se si përballen më vonë këto ngjarje që janë të papëlqyeshme.
Reflektimi, sipas saj, është ai që ndan mënyrën se si një qeverisje apo një forcë politike mendon për të kaluarën e saj por dhe për të ardhmen.
“Sot për shembull është rritur një brez që pak e kujton çfarë është ‘97 në Shqipëri por ishte nga ato ngjarje që ishim ne luftë civile pa asnjë kuptim dhe pa asnjë sens shqiptarët morën armët kundër shqiptarëve dhe përsëri nuk bëmë një refleksion të duhur të atyre momenteve. Bëjmë të njëjtin gabim gjithmonë, kemi një memorie të shkurtër.
Pushtetarin duhet ta konsiderojmë si një njeri normal i cili vjen, bëhet administrator i të mirës publike dhe ikën po normalisht. Nuk ka asnjë kuptim që ti konsiderojmë si gjysmë zotër, njerëzit që zgjedhim por do të duhet ti mendojmë si politikanë normal qe vijnë, qeverisin dhe ikin po ashtu normalisht”, ka thënë Doda./abcnews.al