Mesila Doda humb të atin: Në të gjitha arritjet e mia është dora e këtij burri të jashtëzakonshëm

schedule22:31 - 3 Gusht, 2021

schedule 22:31 - 3 Gusht, 2021

Dita e sotme ka rezultuar tragjike për deputeten Mesila Doda. Ajo ka humbur të atin dhe lajmin e hidhur e ka dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Doda ka publikuar një foto, ku shfaqen së bashku dhe ka shprehur të gjithë dhimbjen e madhe që po përjeton në këto momente të vështira.

Lamtumire heroi im! Sot eshte nje dite trishtimi tejet e thelle per familjen tone. U nda nga jeta babai im dr. Fatmir Doda.

Baba i jashtezakonshem, mjek i perkushtuar e i mrekullueshem, burre qe i qendroi stuhive te kohes e sherbeu gjithe jeten e tij me profesionalizem e dashuri.

Sot u mbyll jeta e nje njeriu antikonformist e i papajtuar me standartet e nje kohe skllaveruese, e nderkohe mjeku i dhimbsur qe i sherbeu zonave te Kukesit e me vone gjithe fshatrave te Tiranes.

Une sot humba heroin tim te femijerise e gjithe jetes. Ne te gjitha arritjet e mia eshte dora e ketij burri te jashtzakonshem qe me besoi, me mbeshteti e me rriti si nje njeri qe perballet me te miren e te keqen. Lamtumire heroi im. Sot pushon ne paqen e Zotit dhe gjithe miresia e dashuria e tij qofte me ty…

Ceremonia mortore do te zhvillohet neser ne oren 17 nga Funeral Home Univers, Rr: Bardhyl, Perballe Postes Shqiptare per ne varrezat e Tufines”, ka shkruar ajo në “Facebook”.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!