Meshkujt “grushtojnë” femrat, zgjat vetëm 46 sekonda sfida e polemikave në boksin olimpik

schedule19:56 - 1 Gusht, 2024

schedule 19:56 - 1 Gusht, 2024

Ishte ndeshja më e përfolur, jo për shkak të cilësisë së dy boksiereve, por për debatet mbi seksualitetin e njërës prej tyre.

Bëhet fjalë për algjerianen Imane Khelif, e konsideruar si transgjinore nga Federata Botërore e Boksit për shkak se në testet e ADN iu gjet kromozomi mashkullor XY, por kjo nuk vlen për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, që sipas programit e lejoi të ngjitej në ring kundër boksieres italiane Angela Carini.

Përfundimin mund ta merrni parasysh.

Sfida zgjati vetëm 46 sekonda. Khelif i dha rivales së saj një goditje të fortë në hundë, duke e detyruar atë të dorëzohet.

Arbitri konfirmoi fitoren e algjerianes sipas rregullores, por polemikat vazhdojnë.

Mediat italiane i kanë dhënë zë fjalëve të boksieres së tyre në ring. “Mora goditje shumë të fortë. Nuk e ndjeva që të vazhdoja”,- duket teksa thotë e mbështetur në cepin e saj të ringut Carini, që nuk i fshehu lotët, teksa u ul në gjunjë.

Imane Khelif nuk është e vetmja boksiere e dyshuar si transgjinore. Një tjetër, që gjithashtu konsiderohet si mashkull nga Federata Botërore e Boksit, por që në Lojrat Olmpike “Paris 2024” garon si femër, ajo nga Tajvani, Lin Yu-ting. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!