Mesha e Krishtlindjes, Papa Françesku: Njeriu nuk është skllav i punës, duhet trajtuar me dinjitet

schedule21:15 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 21:15 - 24 Dhjetor, 2021

“Jezusi lindi atje, pranë barinjve, afër të harruarve të periferisë. Ai është atje ku dinjiteti i njeriut vihet në provë”. Kështu tha Papa Françesku gjatë meshës së Krishtlindjes. Ati i Shenjtë kujton se është shumë e rëndësishme që puna e njeriut të ketë dinjitet dhe të vlerësohet.

“Sonte Zoti vjen për të mbushur me dinjitet vështirësitë e punës. Ai na kujton se sa e rëndësishme është t’i vlerësojnë në punë dinjitetin njeriut, sepse njeriu është Zot dhe jo skllav i punës”, tha ai.

“Të dashur vëllezër dhe motra, le të kthehemi te thelbësorja e besimit, te dashuria e parë, te adhurimi dhe te bamirësia. I shikojmë të urtët që enden, rrugës, ku është Zoti në njeriun dhe njeriu në Zot; ku Zoti është në radhë të parë adhurohet, ku të fundit zënë vendin më afër tij. Zoti na dhëntë të jemi një kishë e varfër dhe vëllazërore adhurimi. Kjo është thelbësore”, shtoi Papa më tej.

Besmitarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, datën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Krishtlindja mbetet festa më popullore mes të krishterëve. Në këtë ditë drekat familjare dhe shkembimi i dhuratave është një ndër elementët më të bukur. Në traditën e krishterë, kjo ditë simbolizon lindjen e Krishtit në Betlehem nga e shenjta Mari. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!