Një lajm i mirë për Antonio Conten. Mesfushori i Interit, Roberto Gagliardini, ka rezultuar negativ në tamponin e radhës. Italiani doli pozitiv kur ishte i grumbulluar me kombëtaren, por tashmë siç raporton “Sky Sport Italia” ai do të jetë në dispozicion të Contes.
Mësohet se ai do të rifillojë stërvitjen me pjesën tjetër të grupit dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Torinos në Serie A. Ndërkohë Andrea Pinamonti është rikthyer i dëmtuar pas ndeshjes kundër Luksemburgut me kombëtaren U-21 të Italisë.
Përveç tij edhe Alekasander Kolarov ka ende probleme muskulare. Lojtari i kombëtares serbe e ka lënë para kohe grumbullimin, pasi nuk mund të vazhdonte dot më. Atë e shqetëson një problem muskular, i cili i kishte filluar që para ndeshjeve të kombëtareve. /abcnews.al