Kur na ndajnë vetëm disa orë nga ndeshja mes Spanjës dhe Kosta Rikës, mesfushori spanjoll Rodri foli për “La Gazzetta dello Sport”, duke vënë në fokus kundërshtarin e parë të këtij Botërori.
“Ne dimë pak për ta, por nisemi me një parim të rëndësishëm: luajmë njësoj. Në grup kemi tre skuadra nga tre kontinente të ndryshme Kosta Rika, Gjermania dhe Japonia. Është një test i madh për ne. Gjëja në të cilën fokusohemi më shumë është se si të sulmojmë secilin kundërshtar, sepse ideja jonë për futbollin është e qartë. Ai ndryshon vetëm mënyrën se si mund t’i përshtatet më së miri rivalit, sepse Gjermania, Kosta Rika dhe Japonia mbrohen me armë të ndryshme”. /i.m /abcnews.al