Mesfushori që bëri lëmsh merkaton, Marseille zyrtarizon firmën e tij

schedule23:59 - 1 Korrik, 2020

schedule 23:59 - 1 Korrik, 2020

Një mesfushor, po e bën lëmsh këtë merkato vere. Quhet Pape Gueye, luante për Le Havre në kategorinë e dytë në Francë dhe para disa javësh, u zyrtarizua si futbollist i Ëatford në Premier League.

Por, agjenti i 21 vjeçarit doli me deklaratë një ditë më pas, duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë dhe futbollisti nuk ka firmosur. Sot, Pape Gueye është zyrtarizuar si futbollist i Marseille.

LEXO EDHE: Watford e zyrtarizoi, befason agjenti i lojtarit: Akordi nuk është arritur

21 vjeçari francez ka firmosur për ekipin francez dhe do të mbajë numrin 22 mbi shpinë. Gueye ka luajtur për dy ekipet e moshave Francë U-18 dhe Francë U-19./abcnews.al