Mesfushori italian përfundon në “radarin” e Realit, spanjollët i ofrojnë 80 milionë € Interit

schedule14:45 - 21 Mars, 2022

schedule 14:45 - 21 Mars, 2022

Gjigandët e La Liga kërkojnë përforcime për sezonin e ardhshëm, dhe në radarët e drejtuesve të Real Madridit ka përfunduar mesfushori i Interit.

Nicolo Barella është një nga synimet e madrilenëve për të siguruar shërbimet e tij gjatë merkatës së verës.

Mesfushori italian shikohet si zëvendësuesi ideal i Luka Modric dhe Toni Kross, lojtarë të cilët janë në fundin e karrierës së tyre.

Sipas “El Nacional“, Carlo Ancelotti e pëlqen shumë Barellan dhe ka dhënë “OK” e tij për këtë transferim, për të bërë që lojtari të luajë sezonin e ri në “Santiago Bernabeu”, ndërsa thuhet se klubi spanjoll është gati të shpenzojë 80 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!