Mesfushori gjerman Florian Wirtz është një nga lojtarët premtues në futbollin gjerman. Mosha e re e lojtarit ka bërë që shumë skuadra të vihen në gjurmët e tij për të bërë të mundur një transferim të mundshme gjatë merkatos.
18-vjeçari i cili është pjesë e Bayer Leverkusen, ka vënë përballë dy skuadra të mëdha për të marrë shërbimet e tij.
Sipas “El Nacional” raportohet se Real Madrid dhe Chelsea po garojnë mes tyre për shërbimet e lojtarit gjerman, i cili ka një vlerë kartoni që sillet rreth 60-65 milion euro.
Wirtz ka debutuar edhe me kombëtaren gjermane në muajin shtator, teksa ka zhvilluar edhe dy ndeshje me Gjermaninë, ndërsa me Leverkusen ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë po kaq asiste këtë sezon në Bundesligë dhe Europa League. /f.a/abcnews.al

