Pas transferimit nga Sassuolo, të talentit italian të mesfushës, Davide Frattesi, tashmë “zikaltërit” e Inter janë shumë pranë transferimit të një tjetër “ylli” në ngritje në Serie A, i cili vjen nga skuadra e Udinese.
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin serb, Lazar Samardzic, i cili prej kohësh është në listën e drejtorit Marotta. I ardhur nga “demat” gjermanë të Lajpcig, “ylli” ballkanas po shkëlqen prej dy vitesh në arenën italiane e për këtë arsye, “zikaltërit” janë të gatshëm të ofrojnë plot 25 milionë euro për kartonin e tij
Mirëpo, bordi i nënkampionëve të Evropës nuk dot të ndalet me 25 milionë eurot, pasi në marrëveshje, mund të përfshihet dhe një lojtar i akademisë së Inter, Giovanni Fabian, i cili sezonin e kaluar u la në huazim te skuadra e Reggina, në Serie B. /i.m /abcnews.al