Mesfushë magjike, Real Madrid në finalen e Superkupës

schedule21:56 - 8 Janar, 2020

schedule 21:56 - 8 Janar, 2020

Real Madridi ka mposhtur me rezultatin 1-3 ekipin e Valencias, në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Pas këtij triumfi, “Galaktikët” prekin finalen e madhe, si dhe presin të mësojnë rivalin nesër, që do të jetë mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Ishte mesfushori Toni Kroos ai që shënoi golin e parë për Realin, me anë të një goditje nga këndi. Gjermani nuk kroson por tenton portën e boshatisur, duke përfituar dhe nga dalja e gabuar e portierit të Valencias. Në pjesën e parë, shënon edhe mesfushori tjetër, Isco, i cili luajti si titullar.

Të tre mesfushorët e Real Madrid do të ishin në listën e golashënuesve, pasi dhe Luka Modric gjeti golin në këtë sfidë. Kroati gjithashtu shënoi një supergol. Golin e vetëm për Valencian e shënoi Parejo me penallti në sekondat e fundit./abcnews.al

Superkupa e Spanjës, gjysmëfinale

Valencia – Real Madrid  1-3
Parejo (p) 90+2′ / Kroos 15′, Isco 39′, Modric 65′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!