Spanja luan nesër në “Wembley” në orën 21:00 ndaj Italisë gjysmëfinalen e Kampionatit Europian. Para kësaj sfide në konferencë për mediet foli talenti i Barcelonës, Pedri Gonzales, një nga senatorët e skuadrës së Luis Enrique.
Talenti foli edhe për aktivizimin e madh të tij në këtë sezon, me Spanjën, që e ka kërkuar edhe në Lojërat Olimpike. Barcelona i ka kërkuar të refuzojë, por Pedri duket se mendon ndryshe.
“Ndihem thjeshtë si një lojtar më shumë në këtë kombëtare. Kjo nuk është Spanja e Pedrit, ne jemi ekip i shkëlqyer dhe grupi është ai që na sjell në gjysmëfinale. Edhe pse Sarabia është i dëmtuar, ai mbetet në mbështetjen tonë dhe këtu shihet rëndësia e grupit.
Mua më pëlqen futbolli dhe dua të luaj sa më shumë. Barcelona ka të drejtë kur thotë se kam luajtur shumë ndeshje, por kjo është ajo që më pëlqen. Hyrja në zonë dhe goditja është një aspekt që unë duhet ta përmirësoj.
Ditën pas ndeshjes jam i lodhur, por përpiqem të pushoj sa më shumë të jetë e mundur, të ushqehem mirë dhe të qëndroj i hidratuar. Futbolli modern po bëhet gjithnjë e më fizik dhe vetëm talenti nuk mjafton. Është shumë e rëndësishme të dihet kjo.
Të dy ekipet kanë mesfushë me shumë cilësi dhe do jetë një ndeshje e diskutueshme në këtë pjesë. Skuadra me më pak gabime do fitojë. Të shoh Thiagon të stërvitet krah meje është fat, por përveç tij, unë mësoj edhe nga të tjerët çdo ditë”, tha ndër të tjera talenti. /abcnews.al