Mesazhi prekës i mbretit Karli III: Do të vazhdoj t’i shërbej kombit me gjithë zemër

schedule13:56 - 28 Mars, 2024

schedule 13:56 - 28 Mars, 2024

Mbreti Karli III dha një mesazh uniteti dhe ndihme reciproke me rastin e shërbesës tradicionale të së Enjtes së Shenjtë në Ëorcester ku ai mungoi këtë vit. Në mesazhin e tij të regjistruar, ai ripohoi zotimin e tij të kurorëzimit për të ndjekur shembullin e Krishtit “jo për t’u shërbyer, por për të shërbyer”.

“Kjo është ajo që gjithmonë jam përpjekur të bëj dhe vazhdoj ta bëj me gjithë zemër”, tha ai.

“Është lutja ime e veçantë sot që shembulli i Zotit tonë të vazhdojë të na frymëzojë dhe të forcojë të gjitha komunitetet tona.”

Në të njëjtën kohë, ai shprehu trishtimin e tij të madh që humbi ceremoninë tradicionale të së Enjtes së Madhe.

Çdo të enjte përpara të dielës së Pashkëve, monarku shpërndan dhurata me monedha , që korrespondojnë me moshën e tij për pensionistët që kanë kontribuar për kishën dhe komunitetin e tyre.

Ceremonia daton në shekullin e 4-të dhe përkujton Jezusin që lau këmbët e Apostujve të tij në darkën e fundit. Mbretëresha Camilla përfaqësoi mbretin për herë të parë këtë vit.

Monarku tha se me këtë akt Jezusi dha “një shembull se si duhet të shërbejmë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin” Ndërsa ai nuk komentoi drejtpërdrejt shëndetin e tij apo diagnozën e kancerit të Princeshës së Uellsit, ai foli për rëndësinë e atyre që kujdesen për të tjerët.

Ai shtoi: “Zoti ju bekoftë të gjithëve në këto Pashkë”.

Sipas Sky News, mesazhi i mbretit Karl u regjistrua në mes të marsit në Buckingham Palace.

/abcnews.al