Mesazhi i Veliajt në 100 ditëshin e arrestimit/ Bejko: Një test për të kuptuar nëse është harruar

schedule20:57 - 20 Maj, 2025

schedule 20:57 - 20 Maj, 2025

Analisti Roland Bejko komentoi reagimin e Erion Veliajt në 100 ditëshin e arrestimit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko tha se mesazhin e Veliajt nga burgu e sheh si një test, që synon të shohë nëse ka apo jo vëmendjen.

“Mesazhin e  Veliajt e lexova si një test, dhe në këtë fitore të mëdha i duket vetja sikur harrohet dhe ka lëshuar këtë test për të parë nëse e ka apo jo vëmendjen apo do të harrohet. Në distancë e lexoj që Veliaj bëri këtë testin, mirëpo Rama e pati kosto Veliajn dhe i ndodhi ngjarja para zgjedhjeve. Unë mendoj që ka ndikuar, militantët e partive kanë një intuitë të paparë…Një kosto iu kthyer Veliajt sepse e kuptuan që Rama u bezdis, edhe për mënyrën se si reagoi Velaij nga burgu. Mendoj që Veliaj ka penalizuar miqtë e vet, sepse u lexua bezdia që pati Rama për “klanin e Veliajt”, tha Bejko.

Gjatë intervistës në studio, analisti Martin Leka u ndal tek rezultati i zgjedhjeve në Lezhë. Leka tha se Lezha përgjithësisht ka qenë një qark shumë i vështirë.

“ Po të flasësh për cilësi, mendoj që ka fituar qytetaria. Një luftë shumë e madhe është bërë ndoshta edhe brenda…Rezultati i Lezhës është i jashtëzakonshëm krahasim me Mirditën dhe Lacin. Në Mirditë është kyetari i bashkisë i PD që ka punuar. Në Lac edhe pse Bashkinë e ka PS, mendoj që ka pasur një përplasje ndoshta klanesh në vetë PS për kandidatë të ndryshëm. Lezha si qark është shumë i vështirë. Ka humbës…”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!