Ditën e nesërme maturantët në të gjithë vendin do i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj.
Për këtë ministrja e Arsimit Besa Shahini ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale. Mes të tjerash ministrja shprehet se arritën të mbyllin këtë vit të vështirë shkollor për shkak të pandemisë.
Po ahxtu Shahini u ka uruar suksese të gjithë maturantëve, të cilët do të zhvillojnë provimin në njësituatë jo të zakontë.
Mesazhi i Besa Shahinit:
Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse.
Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush! ?
Tashmë jemi në atë “fazën finale të maratonës” për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor.
/abcnews.al