Mesazhi i parë i shefes së BKH-së: Agjentët duhet të kalojnë testin e Poligrafit, do i trajnojë FBI-ja

schedule11:00 - 9 Shtator, 2020

schedule 11:00 - 9 Shtator, 2020

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj ka dhënë mesazhin e parë pasi mori postin e rëndësishëm. Në hapje të procesit të rekrutimit për 60 agjentët e “FBI-së shqiptare”, Hajnaj shprehet se struktura do të jetë e pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Hajnaj thotë se kandidatët  që do të identifikohen si më të mirët, duke ndjekur të njëjtin proces përzgjedhje si ai që zhvillohet sot për rekrutimet në FBI-së, do të verifikohen për plotësimin e kritereve të integritetit dhe do ti nënshtrohen testimit të Poligrafit.

Më pas, kandidatët fitues do t’i nënshtrohen një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI).

Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata që kanë përvojën e duhur dhe përmbushin kriteret ligjore për arsimimin e duhur, integritetin, aftësitë mendore dhe fizike.

Në synojmë të zgjedhim pjesë të ekipit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit  profesionistët më të zotë, që garantojnë profesionalizëm dhe përkushtim në permbushje të këtij misioni të lartë. Ekipi i ri do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do garantoj një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Ju bëjmë thirrje të gjithë personave të interesuar që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” që të aplikojnë për këtë pozicion pune.

Të gjithë kandidatët ftohen të marrin pjesë në një proces përzgjedhjeje të drejtë, transparent, të barabartë që përfshin: aplikimin elektronik, provimin me shkrim të arsyetimit logjik, testin fizik, provimin me shkrim që mat aftësit e shkrimit të raporteve dhe nivelin e shkrimit e leximit, intervistën që mat aftësit e komunikimit verbal, aftësit për ti komunikuar idetë me efiçencë dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe figurës.

Kandidatët  që do të indentifikohen si më të mirët, duke ndjekur të njëjtin proces përzgjedhje si ai që zhvillohet sot për rekrutimet në FBI-së, do të verifikohen për plotesimin e kritereve të integritetit dhe do ti nënshtrohen testimit të Poligrafit.

Procesi do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve çka garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces rekrutimi. Kandidatët fitues do t’i nënshtrohen një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI)” mbyllet mesazhi i Hajnajt./db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!