Mesazhi i ndriçuar i Berlinit 30 vjet pas rënies së murit: Nuk do të ketë më kurrë një mur

schedule13:23 - 10 Nëntor, 2019

schedule 13:23 - 10 Nëntor, 2019

Mesazhi i dhënë nga Berlini natën e 30 vjetorit të rënies së murit ishte i qartë: nuk do të ketë më mure!. Por presidenti I vendit Shtajnmajer u shpreh se për fat të keq mure të tjerë të padukshëm, e që duhen shembur, janë ngritur në të gjithë vendin

Është fati që troket në derë, i përfaqësuar nga sinfonia e pestë e Beethoven, që u ndje në natën berlineze dedikuar 30 vjetorit të rënies së murit. Në portën e Brandeburg, me kolonat e mbetura si një simbol i asaj që nuk duhet të ndodhë më, orkestra e Berlinit performoi parathënien e fjalëve të presidentit gjerman Shtajnmajer.

Kreu i shtetit u shpreh se janë ngritur mure të tjerë në të gjithë vendin. Mure zemërimi dhe urrejtje. Mure që mund të jenë të padukshëm por që ende na ndajnë dhe pengojnë, shtoi ai

Një 9 nëntor me dritë hije, si kishte theksuar dhe kancelarja gjermane Merkel. Por me dritat e fishekzjarreve Berlini mbylli ditën përkujtimore, një mega ekran dhe lojë me drita për 30 vjet pa një mur.

Në atë kohë kryebashkiaku i Berlinit perëndimor, Brandy e kishte pagëzuar me emrin Muri I Turpit, por kishte dhe nga ata që e konsideronin si rripi i vdekjes. 155 kilometra cement që ndau Berlinin dhe gjithë botën, në dy pjesë, tashmë në 30 vjetorin e rënies së murit, që lejoi dhe bashkimin e vendit, duke i dhënë goditjen e fundit Bashkimit sovjetik dhe botës së ndarë në blloqe, Gjermania përkujtoi ditët e revolucionit paqësor, por dhe momentet dramatike që e paraprinë.

Në fjalën e saj në Kapelën e Ripajtimit, kancelarja gjermane Merkel, për 35 vjet qytetare e Berlinit lindor u shpreh se 9 nëntori reflekton momentet e tmerrshme dhe të lumtura të historisë së vendit, dhe na paralajmërim se duhet të kundërshtojmë urrejtjen, racizmin dhe anti semitizmin.

Të bësh të pamundurën dhe gjithmonë është paralajmërimi i Merkel.

Dita nisi në 09 e 30 të së shtunës me mbërritjen në pallatin presidencial të krerëve të shtetit të Polonisë, Hungarisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, vendeve të bllokut komunist që u shpërbë pas 1989-ës. Krerët e shtetit vizituan memorialin e murit përgjatë rrugës Bernauer. Rreth 200 persona humbën jetën në përpjekje për t’u arratisur në Perëndim.

Në cermoninë në memorial morën pjesë autoritete institucionale, shoqata dhe aktivistë për të drejtat civile, të rinj që vinin nga tetë vende të ndryshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!