Postimi prekës i ish-deputetit socialist për Sabit Brokajn: Shokët po na i rrëmben vdekja

schedule15:31 - 13 Shtator, 2020

schedule 15:31 - 13 Shtator, 2020

Sot u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, profesori i njohur Sabit Brokaj. Mesazhet e ngushëllimit kanë qenë të shumta nga miqtë për familjen, mes tyre edhe i Namik Dokles. Ish-deputeti socialist në një postim në Facebook shkruan se shokët, po ia rrëmben vdekja.

Shokët tanë vdekja po na i rrëmben. Me shume se kujtdo tjeter nga miqte e mi, atij i shkon perifrazimi i kenges se njohur partizane…Sabit Brokaj, njeriu dhe politikani patriot, me shpirt luftarak, deputet i vlerave te medha ne sherbim te popullit, minister i paperlyer ne korrupsion, mjek i shkelqyer dhe human, intelektual i shquar, mik i vyer dhe i dashur! U ndave nga ne, por ne nuk ndahemi dot nga ti, i dashur Sabit, harrimi nuk do ta prek kurre emrin tend” shkruan ai.

Sabit Brokaj ka mbajtur shumë detyra dhe funksione, mes të cilave deputet në Kuvendin e Shqipërisë në disa legjislatura, ministër i Shëndetësisë në vitin 1991 si dhe i Mbrojtjes gjatë viteve 1997 – 1999.