Një mesazh i fortë se Amerika po kthehet në skenën botërore u dërgua nga Joe Biden të martën pasdite, ndërsa deklaroi “i sigurt” se do të vendosë “respektin” ndërkombëtar për vendin e tij duke siguruar që asgjë nuk do të ndalojë tranzicionin e pushtetit në Shtetet e Bashkuara pas fitores së tij në zgjedhje.
Biden tha në një konferencë shtypi në Wilmington, Delaware se ai kishte folur me gjashtë udhëheqës botërorë. “Amerika nuk është më vetëm“. “Reagimi i tyre ishte shumë entuziast, kështu që unë kam besim se ne do të jemi në gjendje të rivendosim respektin që gëzonte Amerika” shtoi ai.
Biden tha se transferimi i pushtetit ishte tashmë në proces pavarësisht refuzimit të Presidentit Trump për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve.
Në fakt, presidenti i sapozgjedhur e përshkroi si “të turpshëm” faktin që presidenti amerikan nuk e ka pranuar rezultatin. Dhe kur një reporter e pyeti se çfarë do t’i thoshte presidentit republikan, Biden shikoi kamerën dhe tha me një buzëqeshje, “Zoti President, unë pres të flas me ju” tha ai./ db/Abcnews.al