Mëngjesin e të dielës së 17 majit u shemb Teatri Kombëtar, pavarësisht qëndrimeve kundër të artistëve, qytetarëve, aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët dolën edhe në protestë duke kundërshtuar këtë veprim.
Por një ditë pas shembjes së Teatrit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bën me dije se është komunikuar në nga organizata Trashëgimisë në Bashkimin Europian, “Europa Nostra”.
“Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur”, shkruan Europa Nostra.
Gjithashtu në mesazhin e saj Europa Nostra ka vlerësuar qëndrimin e artistëve kundër shembjes së Teatrit ndërsa shkruan: “Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur”.
Mesazhi:
Të dashur Miq,
Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.
Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.
Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.
Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.
Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,
Sneška