Në El Clasico prej vitesh flitej se nuk kishin marrëdhëniet më të mira, por duket se e gjithë kjo mbeti në fushë. Sergio Ramos, pasi mori lajmin se Gerard Pique po tërhiqet menjëherë nga futbolli, i dërgoi mesazhin e tij kapitenit të Barcelonës duke përdorur tekstin e një kënge.
“Xheri, unë do t’ju them në andaluzianisht. Ata nuk mund të të heqin gëzimin”. Shijojeni jetën tuaj”, ka shkruar në Twitter për Pique-n, lojtari i Parisit dhe ish-Real Madridit. Madje postimin e tij ai e ka shoqëruar me një foto festive të veshur me fanellën e kombëtares spanjolle. /G.D abcnews.al/
Geri, te lo digo en andaluz: ¡que te quiten ‘lo bailao’, crack! ? ¡Disfruta de la vida! pic.twitter.com/Qt0MSTPj73
— Sergio Ramos (@SergioRamos) November 3, 2022