Romaine Sawyers, futbollisti i West Brom Albion, ka marrë mesazhe raciste pas humbjes që skuadra e tij pësoi kundër Manchester City. Klubi është vënë në dijeni për diçka të tillë dhe ka dalë në mbështetje të futbollistit.
Jo vetëm kaq, pasi e ka çuar çështjen edhe në polici. West Midlands Police është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka arrestuar një burrë, i cili fillimisht është marrë në pyetje dhe nëse është fajtor do të marrë edhe dënimin e merituar.
Our dedicated football hate crime officer is also investigating another report of a racist comment towards the same footballer.
We will not tolerate racism.— West Midlands Police (@WMPolice) January 29, 2021
“Ne kemi arrestuar një burrë të dyshuar për abuzim racor ndaj futbollistit të West Brom Albion, Ronaime Sawyers, në internet. Burri 49-vjeçar, nga Kingswinford, u morë në polici në mbrëmje për të bërë deklaratën e tij për ngjarjen.
Oficeri ynë i krimeve, i dedikuar për urrejtjen në futboll, është duke hetuar një tjetër rast të një komenti racist ndaj të njëjtit futbollist. Ne nuk do ta tolerojmë racizmin”, shkruhet në komunikatën e West Midlands Police. / abcnews.al