Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

schedule19:18 - 22 Prill, 2024

schedule 19:18 - 22 Prill, 2024

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një link, i cili nëse klikohet, ju lidh menjëherë me ane të aplikacionit “Whatssap” me një numër që mban prefiks anglez. Për ta bërë edhe më të besueshme skemën, numri mban edhe fotografinë e një djali.

Por pas një komunikimi në dukje joshës për të fituar para, pas disa pagesash, personi në anën tjetër te mesazhit bllokon komunikimin, duke u zhdukur përgjithmonë.

“Është rasti tipik i asaj që quhet Phishing, apo peshkimi i njerëzve që bëhet rëndom nëpërmjet mesazheve apo emaileve. Qytetari gjendet përballë një oferte financiare për të cilën duhet të paguajë diçka. Rasti në fjalë të çon në një bisedë whatsapp që pasi të bësh disa hapa do paguash diçka. Qytetarët janë mashtruar nga nivelet e vogla, deri në 10.000 euro”, tha eksperti IT, Erion Nako.

Pagesat drejtë këtyre mashtruesve qytetarët që bien pre i kryejnë online, dhe për këtë është gjetur zgjidhja për tu mos identifikuar

“Sot ka shumë mundësi pagesash. Janë shumë kompani që bëhen pagesa, por problem janë numrat e llogarive që keqpërdoren nga këto kompani. Ka edhe banka virtuale që kanë numra pagesash që I përdorin dhe i zhdukin. Do I bëja thirrje njerëzve që të verifikojnë e-ban para se të bëjnë pagesa, sepse ka disa hapa para se të shkosh aty”, shtoi eksperti i IT.

Me një kërkim të thjeshtë në Google, me emrin e kompanisë Pulse Glide LTD, të shfaqet një adresë e cila në momentin kur e klikon nuk hapet. Pra në rastin konkret është lehtësisht e verifikueshme që oferta e punës ka ardhur nga një kompani fantazmë e cila nuk figuron askund.

Por kush fshihet pas këtyre numrave telefonike?

“Ata janë grupe kriminale kibernetike, që operojnë. Kanë inxhinieri sociale të cilat kanë aftësi bindëse që e bëjnë qytetarin të ndjekë hapat që ata duan.”, sqaroi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!