Mesazh i ri nga Facebook pas “Blackout”-it: Të dhënat e përdoruesve janë të sigurta

schedule19:06 - 5 Tetor, 2021

schedule 19:06 - 5 Tetor, 2021

Instagram, Facebook dhe WhatssApp u bllokuan për 6 orë mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar kaos në të gjithë botën, pronari i tre aplikacioneve Mark Zuckerberg pësoi rënie drastike, miliarda dollarë. Por cfarë e shkaktoi?  Kompania tha se nuk kishte asnjë veprim dashakeq prapa problemit.

Kompania tha gjithashtu se “nuk ka asnjë indikacion se të dhënat e përdoruesve janë shkelur në momentin që tre aplikacionet ranë për 6 orë“. Gjithashtu kompania vuri në dukje se kishte një problem me sistemet e brendshme të Facebook, gjë që e bëri të vështirë përpjekjen për ta gjetur dhe zgjidhur.

Duke iu drejtuar përdoruesve, kompania bëri deklaratën e mëposhtme “Ne i kuptojmë pasojat dhe njohim përgjegjësinë që kishim për të informuar përdoruesit në lidhje me problemet në shërbimet tona. Ne kërkojmë falje për të gjithë ata që vuajtën, po punojmë për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi, në mënyrë që të arrijmë qëndrueshmëri më të madhe në infrastrukturën tonë“.

Një punonjës i kompanisë rrëfeu për agjencinë e lajmeve Reuters se ndërprerja u shkaktua nga një gabim i brendshëm. Faqja e specializuar e internetit Downdetector, e cila monitoron sistematikisht problemet teknike në platformat e rrjeteve sociale, e përshkroi ndërprerjen e djeshme si “më e madhja e vërejtur ndonjëherë“.

Miliarda përdorues u prekën“. Dështimi teknik ndodhi në një kohë shumë të vështirë për kompaninë e Zuckerberg, e cila po përballet me një nga krizat më të këqija për reputacionin e saj./ Abcnews.al