Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mesatarja e notave etaloni: SofaScore zgjedh më të mirët e Europës, sulmi i frikshëm

schedule18:16 - 25 Maj, 2021

schedule 18:16 - 25 Maj, 2021

Kampionatet më të forta në Europa u mbyllën dhe medie të ndryshme nisin të hartojnë formacionin më të mirë të vitit. Sofa Score, aplikacion që i merr të gjitha informacionet nga OPTA  dhe bën vlerësim të lojtarëve pas çdo ndeshje, ka ndërtuar formacionin më të mirë të vitit.

Lojtarët e zgjedhur janë ata që kanë marrë mesataren më të mirë të vlerësimit të ndeshjeve të luajtura gjatë gjithë këtij sezoni. Sipas vlerësimeve, vendin në portë e ka merituar portieri i PSG, Keylor Navas, që në fakt e ka shpëtuar edhe në Champions disa herë klubin francez. Para tij janë Hummels i Dortmund dhe Fonte i Lille, që mori kampionatin në Francë.

Në krahët e mbrojtjes janë Raphael Guerrero dhe Kieran Tippier. Më pas në mesfushë e sulm janë renditur emra akoma më të mëdhenj. Kroos, Kimmich e De Bruynë kanë nga një vend në mesfushë, ndërsa Messi qëndron pas Kane e Lewandowski në sulm. Ronaldo ka mbetur jashtë këtij rreshtimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!