Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mes rindërtimit dhe pandemisë, Ahmetaj u jep dorën e fundit kantiereve në Tiranë, Durrës e Laç

schedule20:33 - 2 Shtator, 2021

schedule 20:33 - 2 Shtator, 2021

Kryefjala e ditës sot ishin emrat e qeverisë së re “Rama 3”. Pjesa dërrmuese e ministrave u konfirmuan në detyrë duke shmangur lëvizjet drastike. Posti i numrit dy të qeverisë iu besua Arben Ahmetajt, që ka shërbyer në disa pozicione të rëndësishme në dy mandatet e para të qeverive socialiste.

Nga Dhjetori 2019 dhe në vazhdim Arben Ahmetaj mori përgjegjësinë duke drejtuar Ministrinë e Shtetit për Rindërtimin, pas një viti në drejtimin e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Lexo edhe: Krahu i djathtë i Ramës, njeriu i tre kabineteve

Por në mars të vitit të kaluar iu ngarkua një tjetër përgjegjësi, që ishte koordinimi dhe drejtimi  i  punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID19.

Tashmë, në postin e zv/ kryeministrit sfida kryesore e Ahmetajt do të jetë vazhdimi i punës së nisur për të përfunduar procesin e rindërtimit teksa janë disa kantiere të hapura në Tiranë, Durrës, Krujë, Laç dhe zona të tjera që u goditën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të dy viteve më parë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!