Achraaf Hakimi është mes një udhëkryqi. Mbrojtësi i Real Madrid, që ka luajtur i huzuar për Borussia Dortmund, duhet të rikthehet në Bernabeu në muajin qershor, por ende nuk ka biseduar me drejtuesit galaktikë.
E ardhmja e 21-vjeçarit mbetet e paqartë. Gjithashtu, ai është i lidhur edhe me një transferim te Juventusi dhe Chelsea, pas një sezoni tepër të suksesshëm me Borussia Dortmundin.
“Në qershor do të më duhet të marr një vendim dhe besoj do të jetë një hap i madh për karrierën time”, tha fillimisht Hakimi për një radio spanjolle. “Në teori, kontrata ime përfundon në qershor dhe duhet të kthehem në Madrid.
Unë ende nuk kam pasur kontakte me Real Madridin për këtë çështje, por mendoj që së shpejti do të kemi një bisedë për të zbuluar se çfarë është më e mira për karrierën time”, përfundoi anësori i djathtë./abcnews.al