Mes polemikave e skandaleve, Samuel Eto’o plot mosmarrëveshje në Kamerun

schedule23:24 - 2 Shkurt, 2024

schedule 23:24 - 2 Shkurt, 2024

Dy vitet që Samuel Eto’o ka drejtuar Federatën e Futbollit të Kamerunit janë shënuar nga polemika. Ai është në mosmarrëveshje me Ligën Profesionale të Futbollit të Kamerunit (LFPC), e cila i ka dërguar një letër FIFA-s dhe Konfederatës Afrikane të Futbollit për të kërkuar shkarkimin e ish-futbollistit për përfshirjen e tij të supozuar në trukime ndeshjesh, shpërdorim pushteti, kërcënime fizike dhe nxitje për dhunë.

Eto’o ka pranuar në vitin 2022 mashtrimin me taksat në kohën kur ishte lojtar i Barça-s dhe ra dakord për një dënim me 22 muaj burg të pezulluar dhe një gjobë prej 1.5 milionë euro.

Nuk ishte e vetmja “bëmë” e tij, pasi më vonë ai goditi një të ri gjatë Kupës së Botës në Katar. Në vitin 2023 pranoi të ishte ambasador i një shtëpie bastesh edhe pse kjo është e ndaluar nga FIFA dhe e fundit nga polemikat e tij ishte përfshirja e tij në blerjen e gjyqtarëve për të lehtësuar promovimin e Victoria United.

Një sërë aktesh që tani po përkeqësohen sipas informacioneve të publikuara këtë të mërkurë nga “The Athletic”. Media britanike tregon se ka parë 10 faqe dokumentacioni me plot 70 prova, duke përfshirë mesazhe në WhatsApp, email, letra dhe regjistrime audio që një ish-ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kamerunit pretendon se janë nga Eto’o, ku mbështeten akuzat e rënda të ngritura ndaj ish-futbollistit të skuadrave të tilla me shumë emër si Real Madrid, Mallorca, Barça, Inter dhe Chelsea.

Informacionet nga “The Athletic” tregojnë se FIFA është në dijeni të të gjitha akuzave të supozuara rreth presidencës së Samuel Eto’o dhe se pas pretendimit të ligës së futbollit të Kamerunit, çështja i është dorëzuar Komitetit të Etikës së FIFA-s. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!