Në Qendrën Ambulatore të Konsultave pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza çdo ditë ka pacientë që vijnë nga Tirana dhe qytete të tjera për të koordinuar vizitat e tyre periodike me mjekët e specialiteteve të ndryshme.
Pritja e tyre, shpesh e gjatë disa orë, bëhet edhe më e vështire në ditët e nxehta të verës. Lodhjes së udhëtimit nga qytetet e fshatrat e largët prej nga kane ardhur i shtohet edhe pritja në diell. Shumë i dëshiruar, por totalisht i munguar është një mjedis i përshtatshëm me stola për të qëndruar deri në marrjen e shërbimit në këtë qendër konsultash.
“Ça të bëjmë, na sorollatim. Kemi dy orë këtu. Kam ardhur nga Shijaku”, thotë një qytetare.
“Kam dy orë që pres këtu. Se çfarë bëhet aty brenda nuk dihet”, shpreh shqetësimin një tjetër qytetar që pret në radhë.
Zgjidhjen për pak hije e gjejnë poshtë pemëve të oborrit të QSUT, ku nuk ngurojnë dhe te shtrihen, duke mos pritur dot në këmbë deri sa të kryejnë punë. /abcnews.al