Mes kolapsit të COVID-19 India u godit nga cikloni, të paktën 20 persona humbën jetën

schedule08:03 - 18 Maj, 2021

schedule 08:03 - 18 Maj, 2021

Të paktën 20 persona kanë mbetur të vrarë nga cikloni taukte që goditi Bregun Perëndimor të Indisë.

Ndërsa qindra mijëra njerëz u detyruan të largohen nga banesat e tyr.

Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve autoritetet kanë ndërprerë programin e vaksinimit, në një kohë kur vendi po përballej me kolaps të sistemit shëndetësor.

 

Marina ka dërguar tre anije luftarake në përpjekje për të shpëtuar qindra njerëz të cilët kanë mbetur të bllokuar në bregdet

Cikloni vjen mes një vale Covid-19 që ka mbingarkuar spitalet indiane.

India ka shënuar rekord të viktimave nga koronavirusi, me 4,329 humbje jete në 24 orë.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 ka arritur në 25, 230,000 të prekur.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!