Mes kazinove dhe lokaleve të natës, Las Vegas GP kthehet në Formula 1

schedule10:23 - 31 Mars, 2022

schedule 10:23 - 31 Mars, 2022

Një tjetër garë e Formula në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë është konfirmuar edhe Çmimi i Madh i Las Vegasit, që kthehet pas 40 vitesh.

Në vitet 1981 dhe 1982 ishin zhvilluar dy Çmime të Mëdha të Formula 1 dhe tani në qytetin e kazinove do të kthehen sërish emocionet e garave me makina.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për momentin zhvillohen Çmimet e Mëdha të Austin dhe Miami.

Çmimi i Madh i Las Vegas do të përfshihet në kalendarin e vitit 2023 në Formula 1. / abcnews.al