Mes Inter e Fiorentina, Francesco Toldo kërkon këtë përballje në finalen e “Kupës së Italisë”

schedule17:35 - 30 Mars, 2023

schedule 17:35 - 30 Mars, 2023

Padyshim kur kujtojmë emrat e legjendave të futbollit italian, ndër to i gdhendur me gërma të arta është dhe emri, ish-portierit legjendar të Inter dhe Fiorentina, Francesco Toldo, i cili ditën e sotme në një intervistë ka folur për përballjen e së shtunës, pikërisht ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Toldo tregoi se tashmë nuk e ndjek futbollin si më parë, ndërsa tregoi dhe për fëmijët e tij, të cilët mbështesin klubin “zikaltër”.

“Unë e dua futbollin, por nuk e shikoj më si më parë. Vetëm i shpërqendruar. Fëmijët e mi e ndjekin por unë. jam shkëputur, përfundoj duke ndjekur më shumë filma vizatimorë. Unë jetoj përtej futbollit dhe bëj gjithçka që bëjnë njerëzit normalë. Jam i lumtur nëse fëmijët janë të pasionuar pas një portieri apo një ekipi, por jam i lumtur të zbuloj se mund të kesh një fundjavë pa futboll. Fëmijët e mi u rritën pranë stadiumit në Milano dhe megjithëse i kisha veshur me fanellën e Fiorentinës që në moshë të vogël, ata tani mbështesin Interin”,- është shprehur Toldo.

Më tej portieri legjendar i “violave” të Firences solli në kujtesë dhe emocionet e veçanta që tifozët e Fiorentinës e kanë bërë të kalojë.

“Sapo u largova nga futbolli doja të përshëndesja të gjithë tifozët që më ndiqnin dhe në vitin 2012 u përpoqa të mbaja fjalimin sepse më pushtoi emocioni. Kur flas për të kaluarën time ende emocionohem sepse gjithmonë kam dhënë gjithçka. Gjithashtu sepse sinqerisht, nuk i kuptoj menaxherët që shpesh thonë një gjë dhe më pas bëjnë një tjetër. Nëse bëni zgjedhje të caktuara, por jeni të sinqertë, fansat do t’ju kuptojnë.”,- është shprehur ish-portieri legjendar i Italisë.

Ndërkaq, në përfundim të intervistës Toldo bëri dhe një parashikim të finales së Kupës së Italisë, ku shpreson që këtë vit të jetë një finale Inter-Fiorentina.

“Shpresoj për një finale të Inter-Fiorentinës edhe nëse do të ishte e vështirë për mua sepse i mbështes të dyja. Nëse ndodh Juventusi, sigurisht që nuk do të kishte dyshime se kë do të mbështes, por unë ende shpresoj në Inter-Fiorentina”,- tha ai në përfundim të intervistës. /i.m /abcnews.al