Mes dhimbjes dhe lotëve, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

schedule11:26 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 11:26 - 9 Dhjetor, 2020

Dhimbja është e madhe në familjen Rasha në Tiranë. Familjarët, miq, të afërm i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Klodianit, i cili u qëllua mbrëmë pak pas mesnate nga një efektiv i patrullës, pak metra larg banesës së tij.

Mes lotësh, arkmorti me trupin e pajetë të 25-vjeçarir u nxor nga banesa për t’u përcjellë në banësën e tij të fundit.

Klodian Rasha u qëllua nga efektivi i policisë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi nuk iu bind urdhrit të tij për të ndaluar, ndërsa kishte shkelur orën policore.

I riu u qëllua për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”, ndërsa mori dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Uniformat blu thanë se i riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kanosur me sende te forta policin.

LEXO EDHE: Flasin shokët e Klodian Rashës: Ishte me ne deri në orën 11:00, më vonë ka dalë për të blerë cigare

Ndërkohë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat konstatoi se efektivi i policisë ka thyer ligjin për përdorimin e armëve. Veprimi i tij duke qëlluar me pistoletë në kokë dhe shpatull 25 vjeçarin nuk ka qenë në proporcion me rrezikun që ka pasur.

Nga ana tjetër, familjarët kanë deklaruar se Klodiani nuk ka qenë i armatosur, duke hedhur poshtë pretendimin  policisë. Të njëjtën gjë pretendojë edhe shokët e tij, të cilët thanë sot për mediat se nuk ka pasur kurrë armë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!