Mertiri: Berisha donte votat për të mundur PD-në zyrtare, jo Ramën

schedule18:02 - 16 Maj, 2023

schedule 18:02 - 16 Maj, 2023

Analisti i njohur Ergys Mertiri thotë se Sali Berisha kërkonte që të mundte PD zyrtare dhe jo Edi Ramën. Këtë koment analisti e bëri gjatë intervistës për “News Line” në ABC News, ku shtoi se Berisha i donte votat për të mundur Partinë Demokratike zyrtare dhe jo kryeministrin Edi Rama

“Berisha i ka prezantuar këto zgjedhje si pjesë të revolucionit të tij për të përmbysur qeverinë. Foltorja përballë Edi Ramës. Shumica e njerëzve që mbështesin PD zyrtare kanë menduar të japin votë për kandidatët e Foltores sepse ata kanë qenë përballë qeverisë.

Besoj se nuk ka asnjë alibi për Berishën për votat. Unë kam besuar se votat realisht ai i ka dashur për të mundur PD zyrtare dhe jo Edi Ramën sepse e ka ditur se nuk e mund dot. Në publik është ekspozuar si kandidati i vetëm përballë Ramës dhe votat i ka marrë me idenë se mos e votoni tjetrin sepse do të çoni votën dëm përballë Ramës.“, tha analisti.

Ai komentoi gjithashtu edhe fitoren e Benet Becit me një diferencë të madhe votash kundrejt kundërshtarit të tij, Bardh Spahia nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Ai e vlerësoi Becin si një figurë të fortë ndërsa shtoi se shkodranët votuan për të majtën pasi kishin humbur shpresat për PD-në.

“Beci më është dukur kandidat i fortë për qeverinë sepse e para vinte nga e djathta dhe ishte një lloj kredoje që e përdor qeveria. I merr të djathtës figurat e saj. Më shumë besoj se rreth Becit janë faktorë të tjerë, të cilat kanë të bëjnë me interesa ekonomike. Lidhet edhe me kandidatët, me emrat drejtpërdrejt.

Besoj se këto vota janë interesash të drejtpërdrejta të kandidsati me faktorë elektoralë lokalë. Votat të rrjedhin kur ne ke besim si forcë politike. Ka njerëz që janë të djathtë dhe e lëvizin votën e tyre sepse nuk besojnë se forca e tyre politike ka ndonjë ndryshim apo do të sjellë diçka të re.“, tha analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!