Dries Mertens ka vendosur të mos e tradhtojë Napolin, edhe pse nuk ra dakord për të rinovuar.
Shënuesi më i mirë në historinë e Napolit mori një ofertë nga Juventusi dhe e ka refuzuar.
Bardhezinjtë i ofruan 5 milionë euro në sezon, por Mertens vendosi t’i thoshte “jo”. / abcnews.al