Mertens: Mendova se do të qëndroja te Napoli, por askush nuk më telefonoi

schedule11:00 - 15 Qershor, 2022

schedule 11:00 - 15 Qershor, 2022

Dries Mertens i përfundon kontrata aktuale me Napolin në fund të qershorit dhe qëndrimi te Napoli tashmë duket vite dritë larg, pasi belgut nuk i është ofruar rinovimi i kontratës.

Në një intervistë për mediat pas angazhimit me kombëtaren belge, duket qartë një Mertens i zhgënjyer nga fjalët që thotë, pasi lojtari dëshironte qëndrimin te Napoli, por e vërteta se askush se ka telefonuar për diçka të tillë.

“Mendova se po qëndroja në Napoli , është e çuditshme, por nuk kam dëgjuar nga askush për rinovimin. Tani do të mendoj më shumë për të. Nuk kam bërë ende asnjë zgjedhje, shpresoj ta bëj sa më shpejt, sa më shpejt që të jetë e mundur, dua të gjej një klub të mirë, thjesht dua të bëj zgjedhjen më të mirë të mundshme për atë që është e nesërmja ime”, ka deklaruar kapiteni i Napolit.

Pensionimi me Blegjikën? Të largohem nga kombëtarja nuk bëhet fjalë. Për sa kohë që më thërrasin, unë do të vij. Është mirë të jem këtu. Nuk po mendoj të largohem. Belgjika ende më thërret, por e kuptoj që do të vijë dita, e cila nuk do të marr më telefonata. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!