Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Merseyside” nuk ka krisma, Liverpoolin e shpëton shtylla

schedule21:52 - 21 Qershor, 2020

schedule 21:52 - 21 Qershor, 2020

Everton-Liverpool nuk ka fitues, pasi u mbyll 0-0. Një derbi i dominuarnga “The Reds” në aspektin territorial, por rastet më të mira për shënim i pati skuadra e Carlo Ancelotti. Shtylla shpëtoi portierin Alisson dhjetë minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Braziliani Richarlison u përpoq, por nuk ia doli të shënonte. Liverpool pa Salah nuk ia doli të ishte i rrezikshëm sa duhet, por gjithsesi nuk është se e qan shumë këtë barazim pa gola në derbin me Everton.

“The Reds”, kur kanë mbetur edhe tetë javë kampionat, kryesojnë me 23 pikë më shumë se Manchester City dhe kjo diferencë mund të ngushtohet në 20 pikë në raste fitoreje të City. Liverpool e ka titullin në dorë dhe nuk do të vonojë sigurimi matematikisht i trofeut që i mungon shumë skuadrës së Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!