Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg ish-kreun e Kadastrës Berat Ervin Nelaj. Ky i fundit u arrestua në shkurt të këtij viti për korrupsion në miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.
Sipas vendimit të GJKKO, gjithashtu Nelajt i ndalohet ushtrimi i një funksioni publik për 5 vite.
Ndërkohë, SPAK kërkoi 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës, pasi pas hetimeve dolën në përfundimin se ka shpërdoruar detyrën. Gjithashtu me dy vite burg është dënuar Xhekisa Toto, e cila ishte e pandehur bashkë me Nelajn. Toto akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim. g.v/abcnews.al