Merrte 500 mijë € te Hamburger SV, Gjasula gjen ekip të ri në Gjermani

schedule13:40 - 11 Gusht, 2021

schedule 13:40 - 11 Gusht, 2021

Hamburger SV kërkon të kursejë dhe shumë prej futbollistëve do të duhet të ulin pagat. Ndonjë tjetër edhe të largohet, sikurse po ndodh me Klaus Gjasulën.

Mesfushori i kombëtares shqiptare është pranë transferimit te Darmstadt 98. “Hamburger Abendblatt” raporton se Gjasula po diskuton për detajet e fundit të kontratës.

Jo vetëm kaq, por sot mund të vijë edhe zyrtarzimi i Gjasulës te klubi i ri në Bundesliga 2. Mesfushori do të pranojë ulje page të ndjeshme, nga 500 mijë euro në sezon që merrte te Hamburger SV.

Mesfushorit i përfundon verën e ardhshme marrëveshja dhe do të largohet si lojtar i lirë, pa paguar dhe marrë asnjë dëmshpërblim për shkëputjen e kontratës para kohe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!