Napoli-Parma do të luhet, por jo në orarin që ishte programuar. Shirat e shumta dhe stuhia që goditi mbrëmjen e kaluar qytetin italian shkaktuan dëmtime në çatinë e stadiumit “San Paolo”, por situata është normalizuar.
Ndeshja do të nisë në orën 18:30, gjysmë ore pas orarit zyrtar. Klubi i Napolit ka konfirmuar diçka të tillë me anë të një postimi zyrtar, teksa sot priten rreth 25 mijë tifozë në ndeshjen e parë të Gennaro Gattusos.
Organizatorët menduan edhe opsionin e luajtjes pa tifozë ose mbylljes së disa sektorëve, por në fund është vendosur që ndeshja do të luhet pa asnjë problem apo kufizim. Napoli nuk fiton në kampionat prej 7 javësh do të tentojë rikthimin te tre pikët në duelin kundër ekipit emilian. /abcnews.al
La Società Sportiva Calcio Napoli comunica che l’incontro Napoli-Parma, in programma oggi allo stadio San Paolo, avrà inizio alle 18.30 anziché alle ore 18.00, come inizialmente programmato.
L’orario di apertura dei cancelli per l’ingresso è previsto per le ore 15.30 – 16.00— Official SSC Napoli (@sscnapoli) December 14, 2019