Merret vendimi, Hansi Flick do të vazhdojë drejtimin e pankinës së “pancerave”

schedule18:57 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 18:57 - 7 Dhjetor, 2022

Hansi Flick do të vazhdojë në krye të pankinës së Gjermanisë. Lajmi u bë i ditur nga vetë Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, ditën e sotme.

Gjatë takimit ku Presidenti dha vendimin për trajnerin e “pancerave”, u diskutua gjithashtu dhe për pasuesin e Oliver Bierhoff në federatë, pas largimit të tij ditën e djeshme.

“Të gjithë jemi të bindur se Kampionati Evropian 2024 në vendin tonë paraqet një mundësi të madhe për futbollin në Gjermani. Qëllimi ynë është ta kthejmë këtë turne në një sukses sportiv. Kemi besim të plotë te Hansi Flick i cili do ta zotërojë këtë sfidë së bashku me ekipin e tij. Përsa i përket pasuesit të Oliver Bierhoff, ne kemi rënë dakord që fillimisht të diskutojmë strukturën e ardhshme të kësaj fushe të përgjegjësisë brenda DFB-së dhe më pas të marrim një vendim”,- është shprehur Presidenti Neuendorf. /i.m /abcnews.al